Wikimedia Hackathon 2020/Register/sq

From mediawiki.org
This page is a translated version of the page Wikimedia Hackathon 2020/Register and the translation is 89% complete.
"Logo for Wikimedia Hackathon"

9–11 May, 2020 | Tirana, Albania Event happens online

Unfortunately the hackathon was canceled. You can participate in the remote hackathon the same weekend.

Regjistrimi

Regjistrimi për të gjithë pjesëmarrësit hapet në 9 Janar.

Regjistrimi për bursa, stafi i WMF dhe të pranishmit që kanë nevojë për ndihmë për viza MBYLLET më 9 Shkurt. Ende është e mundur që pjesëmarrësit që jetojnë aktualisht në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Greqi ose Maqedoninë Veriore të kërkojnë fonde.

Regjistrimi për të gjithë të tjerët do të mbetet i hapur deri në Prill / Maj.

Faleminderit që morët kohë për të plotësuar formularin tonë të detajuar të regjistrimit. Kjo është hera e vetme që kërkojmë nga të pranishmit të sigurojnë informacione përpara eventit.

Wikimedia Hackathon 2020 nuk ka tarifë regjistrimi, kështu që në këmbim të kërkojmë që të merrni kohën që të mendoni për ofrimin e përgjigjeve për pyetjet tona dhe të bëni planin tuaj për eventin.


Ju mund të mos merrni një email konfirmimi derisa të fillojmë të dërgojmë komunikime të rregullta për pjesëmarrësit Nëse keni pyetje në lidhje me regjistrimin tuaj ose keni nevojë të ndryshoni diçka, ju lutemi na dërgoni email: wiki-hackathon@openlabs.cc

Bursat

Marrësit e bursave do të zgjidhen bazuar në rëndësinë e tyre me tematikat kryesore, planin ose projektin e tyre për eventin, kontributet e tyre vullnetare në Hapësirat Teknike të Wikimedia-së në vitin e kaluar, interesin e tyre dhe planin e verbalizuar rreth bashkimit si mentor, ose përfshirjes së tyre në pjesë të organizimit të eventit. Njerëzit që kërkojnë bursë nga Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit do të kenë një shans më të mirë për të marrë një bursë, kështu që ju lutemi mos hezitoni të regjistroheni.

Komisioni i Vendimeve të Bursave për vitin 2020 do të përbëhet nga përfaqësues nga ekipi organizues i Open Labs, WMF, disa përfaqësues vullnetarë të komunitetit teknik, dhe çdo organizatë që kontribuon me fonde në proces (aktualisht WMDE). Bashkëpunëtorë të tjerë mund të drejtojnë proceset e tyre të bursave brenda komuniteteve të tyre

Komisioni i bursave do të mbështetet nga Rachel Farrand (WMF) dhe do të përbëhet nga:

  • Sidorela (Open Labs/Shqipëri)
  • Mariana (Open Labs/Shqipëri)
  • Nafie (Open Labs/ Shqipëri)
  • Lea (WMDE)
  • Marios (Vullnetar)
  • Tobias (Vullnetar)
  • Lars (Vullnetar)
  • Srishti (Përfaqësues i komunitetit tê zhvilluesve, WMF)